Shumë shpejt qyteti i Shkodrës do të këtë një kinema të rikonstruktuar, e cila do të shërbejë edhe si qendër edhe për aktivitete kulturore.
Bashkia e Shkodrës ka nisur rikonstruksionin e plotë të godinës së vjetër të kinemasë e cila prej vitesh adminsitrohej nga një shoqëri private.
Fillimisht po punohet për restaurimin e fasadës së kësaj godine si fazë e parë për t’i kthyer asaj identitetin e munguar prej kohësh.
Rikonstruksioni i plotë i kinemasë është një prej shumë projekteve që bashkia ka nisur dhe do të zbatojë në Shkodër që pritet të kenë një impakt pozitiv për qytetarët si dhe për turistët e shumtë që vizitojnë Shkodrën.
/ rtsh.al /