Për herë të parë Shqipëria ka një muze Akuareli, ai u inagurua sot në Bashkinë Belsh.
“Dy Botë” tashmë do të shërbejë si një pikë takimi mes artistëve të ndryshëm shqiptar dhe jo vetëm. Kjo qendër arti lindi nga ideja e piktorit Helidon Haliti, si një qendër arti avangardë e cila do ti përfaqësojë të gjithë.
Artisti shumdimensional tregon edhe arsyen se përse zgjodhi pikërisht Belshin për të hapur këtë muze.
Belshi prej kohësh është kthyer në një atraksion të rëndësishëm turistik, jo vetëm për vizitorët vendas por edhe ata të huaj. Kryetari i Bashkisë tha se hapja e kësaj qëndre arti është mjaft positive pasi shërben për të afruar sa më shumë artistë vendas, por edhe të huaj.
Hapja e Muzeut “Dy Botë” në Belsh përkoi edhe me edicionin e 11 të festivalit ndërkombëtar të akuarelit, ku artistët e huaj do të pikturojnë bukuritë natyrore të zonës së Belshit.
Artisti Helidon Haliti në inagurimin e Muzeut njoftoi gjithashtu se në datën 6 maj do të çelë ekspoziten personale në qytetin e lindjes, Lushnjen.
/rtsh/