RTSH 24 Live

Botë

Radarët turq u përdorën për të rrëzuar raketat iraniane ndaj Izraelit? Erdogan: S’kemi asnjë lidhje

26/04/2024

Radarët turq u përdorën për të rrëzuar raketat iraniane ndaj Izraelit? Erdogan: S’kemi asnjë lidhje

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka hedhur poshtë zërat se sulmet me dronë dhe raketa balistike nga sulmi i Iranit ndaj Izraelit më 13 prill u kapën për shkak të zbulimit të hershëm nga një bazë radari e NATO-s në Turqinë juglindore.

Qendra e radarit në Kurecik [provinca e Malatyas] nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë marrëdhënie, lidhje apo kontakt me asnjë shtet tjetër përveç sigurisë së vendit tonë dhe aleancës sonë,” thotë ai.

Gjithashtu, Erdogan përsëriti se Turqia ka shkurtuar marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare me Izraelin dhe do të vendosë më shumë kufizime tregtare.

Nga këndvështrimi tregtar, i vetmi vend që vendos kufizime të eksportit ndaj Izraelit në 54 grupe produktesh është Turqia”, thotë Erdogan.

Turqia, një kritike e vendosur e veprimeve ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës, njoftoi se do të kufizojë eksportet e 54 llojeve të produkteve në Izrael në fillim të prillit.

Ato përfshijnë aluminin, çelikun, produktet e ndërtimit, karburantin e avionëve dhe plehra kimike. Si përgjigje, Izraeli ndaloi produktet nga Turqia.

/rtsh.al/