RTSH 24 Live

Politikë

Nesturi: Meta, me lugë në brez, drejt pushtetit. Nesho: Nuk është çështje luge, por...!

26/04/2024

Nesturi: Meta, me lugë në brez, drejt pushtetit. Nesho: Nuk është çështje luge, por...!

Në ndërhyrjen e tij analsiti Platro Nesturi tha se me të drejtë Meta ka qenë kingmaker i politikës shqiptare, "por unë nuk e shikoj më si të tillë".

Por sipas tij gjithçka po ndodh në momentet e fundit të kohës zgjedhore dhe është shumë vonë. "Mjaftë figura e kanë braktisur Partinë e Lirisë" tha zoti Nesturi.

Në mënyrë figurative ai tha se PL vjen në fushatë në momentin e ndarjes së tortës politike.

Në vlerësimin e Nesturit, Meta ka qenë i pavendosur për rrymën politike që do të ndiqte. "Por tashmë nuk mban më ujë pilafi" tha ai.

Sigurisht edhe zhvillimet brenda SPAK kanë ndikuar në vendimet e Metës.

Por nga ana e tij zoti Nesho kujtoi momente politike kur zoti Meta nuk ka përfituar nga situata politike. 

/ rtsh.al /