RTSH 24 Live

Politikë

PD- Karabina për RTSH 24: Protestat që përdoren për interesa personale, si ajo e Bashkisë së Tiranës, nuk vlejnë

07/05/2024

PD- Karabina për RTSH 24: Protestat që përdoren për interesa personale, si ajo e Bashkisë së Tiranës, nuk vlejnë

Mirela Karabina, zëdhënëse e PD-së, ka komentuar në RTSH- 24, zhvillimet më të fundit politike në vend, duke filluar që nga reformimi i PD-së, organizimi i saj, protestat e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës, si dhe alternativat që ajo do të shpërfaqë në zgjedhjet politike.

Sipas saj, PD do të jetë alternativa më e mirë qeverisëse sepse do të ketë përfaqësuesit më të mirë të shqiptarëve në përfaqësim politik, parlamentar e qeverisës.

“Qytetari dhe shërbimi ndaj tyre është thelbi ynë. Protestat duhet të jenë qytetare dhe me një mbështetje opozitare dhe duhet drejtësia të veprojë. Protestat që përdoren për interesa personale, si ajo e Bashkisë së Tiranës, nuk vlejnë, ja zbehim dhe rëndësinë protestës. Nuk mund të ketë protesta të ndershme kur PS dhe Rithemelimi, bënë marrëveshje që të mos amnistoheshin protestuesit. Protestat bëhen nga ata që nuk janë përfolur për korrupsion apo shpërdorim detyre. Veliaj është nën hetim. Është në duart e drejtësisë. Njerëzit e tij më të afërt po hetohen për korrupsion të madh. Kemi betejë me Ramën. Jemi në mbështetje të drejtësisë. Duhet të mbështesim trupën e prokurorëve dhe ne kemi dorëzuar amendamente në Kuvend për këtë. Nuk di si do të dali PS-ja në fushatë. Ata vetëm mund të thonë që do sjellim ministra që nuk vjedhin se këta të gjithë po dalin se vjedhin. Jemi vend i vjedhur nga një klasë politike e korruptuar.”, tha Karabina.

/rtsh.al/