RTSH 24 Live

Rajon

Dy “non grata” pjesë e qeverisë serbe, DASH: Zhgënjyese. Vuçiq: U zgjodhën nga qytetarët

01/05/2024

Dy “non grata” pjesë e qeverisë serbe, DASH: Zhgënjyese. Vuçiq: U zgjodhën nga qytetarët

Zgjedhja e Aleksandar Vulin dhe Nenad Popoviq si pjesë e qeverisë së re të Serbisë nuk është mirëpritur nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Këto dy emra janë shpallur ‘non grata’ nga SHBA për lidhjet e tyre me Rusinë, ndërsa pritet që Aleksandar Vulin të mbaj postin e zëvendëskryeministrit dhe Nenad Popoviq që do të jetë ministër pa portofol.

DASH u shpreh i zhgënjyer për Radion Evropa e Lirë, ndërsa shtoi se të dy mbeten nën sanksione, sepse qëndrimi i SHBA-së ndaj tyre është “i njohur mirë”.

Për reagimi i DASH, u shpreh i palumtur presidenti serb Aleksandar Vuçiq të shprehet se qeveria e Serbisë është e zgjedhur nga qytetarët dhe se “SHBA-ja nuk luan asnjë rol në vendimet e personelit të Qeverisë”.

“Shpresoj që do të kemi marrëdhënie të mira me partnerët tanë amerikanë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kemi marrëdhënie të mira. Nuk jam i kënaqur me reagimin e tyre, por Qeveria e Serbisë është e zgjedhur nga qytetarët e Serbisë. Kjo do të thotë që kur vendosin sanksione ndaj dikujt, ne duhet të përulim kokën me përulësi dhe të themi – faleminderit që na informuat kush nuk duhet të jetë asgjë. Dëgjova edhe nga ana tjetër se ne kemi [në Qeveri] shumë eurofanatikë dhe që janë pro amerikanëve, por ata të tjerët ishin aq të sjellshëm sa të mos flisnin publikisht për këtë. Është e rëndësishme që Qeveria është serbe dhe që do të zbatojë interesat e Republikës së Serbisë”, tha Vuçiq.

Sot më 1 maj pritet që në Kuvendin e Serbisë të miratohet përbërja e qeverisë së re ku do të ketë 25 ministri dhe 5 ministra pa portofol.

Nenad Popoviq është i sanksionuar nga SHBA-ja që nga nëntori i vitit 2023, ndërsa sanksionet ndaj Vulinit u vendosën në korrik të 2023,ku u futën në “listën e zezë” të SHBA për shkak të lidhjeve të tyre me Rusinë.

/rtsh.al/