RTSH 24 Live

Teknologji

Zyrtarisht Golf është “i vdekur” në SHBA

21/01/2021

Zyrtarisht Golf është “i vdekur” në SHBA

Volkswagen nuk do të përdorë më modelin Golf për Shtetet e Bashkuara. Volkswagen Golf nuk do të shitet më në SHBA dhe kjo është konfirmuar zyrtarisht nga prodhuesi gjerman i makinave, transmeton Telegrafi. Golf 8 GTI dhe Golf R sigurisht që do të ofrohen, kjo nuk do të ndryshojë, por asnjë nga makinat e tyre të ardhshme nuk do t’u ofrohet shoferëve atje, pasi thjesht u shit shumë keq. Për shkak të kësaj, Volkswagen do të përqendrohet në modelin Jetta, si dhe Taos, ku ky SUV i vogël është shumë më tërheqës për klientët amerikanë sesa Golf dhe kjo është një veprim krejtësisht logjik nga Volkswagen. Në Shtetet e Bashkuara, Golf mund të gjendet me një çmim prej 24,190 dollarësh, dhe një maksimum prej 24,990 dollarë. Sa i përket tregut evropian, Golf nuk do të ndalet së shituri. Sipas mediave amerikane, Golf është “i vdekur” për tregun e tyre.