RTSH 24 Live

Politikë

Zyrtarisht do të njihet si Partia e Lirisë, Gjykata e Tiranës pranon aktet e konventës së LSI-së

28/09/2022

Zyrtarisht do të njihet si Partia e Lirisë, Gjykata e Tiranës pranon aktet e konventës së LSI-së

LSI do të njihet zyrtarisht si Partia e Lirisë. Gjykata e Tiranës ka pranuar aktet e konventës së LSI-së, duke regjistruar LSI si Partia e Lirisë me në krye Ilir Metën dhe zëvendës kryetar, Agim Neshon.

Pas vendimit të gjykatës, pritet që ndryshimet t’i përcillen edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pas mbarimit të mandatit si president i vend, Ilir Meta u angazhua politikisht duke rimarrë drejtimin e LSI.

/rtsh.al/