RTSH 24 Live

Kosova

Zyrtare/ Aksidenti në Kroaci: Ishin 67 pasagjerë nga Kosova, 10 viktima në mes tyre shoferi

25/07/2021

Zyrtare/ Aksidenti në Kroaci: Ishin 67 pasagjerë nga Kosova, 10 viktima në mes tyre shoferi

Shefi i Mbrojtjes Civile në Kroaci, Damir Trut, ka thënë se në aksidentin e mëngjesit të sotëm në Slavonski-Brod, kanë vdekur nëntë pasagjerë dhe njëri nga shoferët që ishin në autobusin kosovar të linjës Frankfurt – Prishtinë. Ai për media ka thënë se në autobus ishin 67 udhëtarë e dy shoferë.

“Në autobus ishin 67 pasagjerë e dy shoferë. Fatkeqësisht, 9 punëtorë dhe një shofer kanë humbur jetën. 44 pasagjerë u pranuan në spital në Slavonski Brod. Tetë në gjendje të rëndë, e katër janë operuar. 14 pasagjerë dhe një shofer janë në stacionin policor, duke pritur akomodimin”, ka thënë Trut duke shtuar se në autobus kishte edhe fëmijë.

Drejtori i Spitalit në Slavonski-Broad të Kroacisë, Josip Samarxhiq ka treguar se në Spital në mëngjes janë pranuar 45 persona pas aksidentit të rëndë, ndërsa në mesin e tyre tetë janë me lëndime të rënda, njofton Index.hr.