Banka zviceriane Credit Suisse ka bërë të ditur se do të marrë hua rreth 50 miliardë franga zviceriane nga banka qendrore e vendit për të mbështeur financat e saj. Gjigandi banker që tashmë ndodhet në telashe është shprehur se po vepronte në mënyrë të vendosur për të fuqizuar dhe thjeshtuar biznesin e tij.
Vlera e aksioneve në Credit Suisse ra me 24 përqind të mërkurën pasi banka bëri të ditur se kishte gjetur dobësi në raportimin e saj financiar.
Banka kombëtare zviceriane, e cila është banka qendrore në vendi, këmbënguli se Credit Suisse i kishte paratë që i nevojiteshin, megjithatë theksoi se ishte e gadshme të ndërhynte dhe të ndihmonte më tej, nëse ishte e nevojshme.
Frika për një krizë më të gjerë bankare është pasqyruar në tregjet botërore. Në Azi vlera e aksioenve ka rënë ndjeshëm. Indeksi japonez Nikkei 225 ra me 1.1 përqiond, ndërsa vlera e aksioneve bankare në tregjet e Hong Kongut dhe Sidneit ranë me më shumë se 1.5 përqind. Indeksi Shanghai Composite humbi me 0.5 përqind.
Megjithatë, sipas "The guardian" pas njoftimit për marrjen hua nga banka qendrore, aksionet e Credit Suisse shënuan një rritje prej 32 përqind mëngjesin e kësaj të enjteje. Kjo bëri që indekset kryesore të tregjeve në në Londër, Frankufurt dhe Paris të hapeshin me një rritje prej 1.7 përqind.
Problemet në sektorin banker dolën në pah javën e shkuar në SHBA, me falimentimin e Silicon Valley Bank, që është huadhënësi i 16-të më i madh i vendit. Dy ditë më pas u mbyll edhe Signature Bank e Nju Jorkut.
/ rtsh /