RTSH 24 Live

Aktualitet

Zjarri te COVID 3, policia: Ra në zyrat e administratës. Ministrja Manastirliu në vendngjarje

27/11/2021

Zjarri te COVID 3, policia: Ra në zyrat e administratës. Ministrja Manastirliu në vendngjarje

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me zjarrin që ra sot në ambientet e COVID3. Sipas bluve, nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa vatra është vënë nën kontroll dhe është shuar.

"Me datë 27.11.2021, te spitali “Covid 3” ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit", thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa mësohet se në vendngjarje ka shkuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ajo ka qenë e shoqëruar nga doktoreshë Najada Çomo, dhe është informuar për situatën.