RTSH 24 Live

Botë

Zjarri përpin ndërtesën 2 katëshe, humbin jetën 15 persona

22/01/2021

Zjarri përpin ndërtesën 2 katëshe, humbin jetën 15 persona

Një zjarr i madh ka përfshirë një shtëpi në provincën Kharkiv në Ukrainë, duke shënuar 15 viktima

BBC raporton se 11 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, 5 prej të cilëve në gjendje më të rënduar.

Flakët mësohet se kanë nisur nga kati i dytë, duke u përhapur më pas në të gjithë ndërtesën, e cila prej pak kohësh ishte kthyer në një qendër shëndetësore dhe kujdesi.

Shkak i zjarri dyshohet të jetë bërë lënia ndezur e ngrohëseve elektrike.

Sakaq është ngritur një komision i posaçëm shtetëror që do të merret me hetimet për ngjarjen e rëndë.