RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Zjarri në spitalin e Tetovës nga shpërthimi i një bombole me oksigjen

09/09/2021

Zjarri në spitalin e Tetovës nga shpërthimi i një bombole me oksigjen

 

Zjarri që shpërtheu mbrëmjen e së mërkurës në strukturën spitalore Covid në Tetovë ka ardhur nga shpërthimi i një bombole me oksigjen. Lajmin e dha kreu i zjarrfikësve në Maqedoninë  e Veriut. "Shpërtheu bombola e oksigjenit, oksigjeni e ndihmoi zjarrin të përhapej. Me arritjen tonë dhe me intervenimin tonë, brenda 27-28  minutave arritëm të lokalizojmë dhe të vendosim në kontroll zjarrin", tha ai.
Ndërkaq numri i viktimave mësohet se ka arritur në 14. Prokurorët urdhëruan autopsinë për trupat e pajetë.