RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Zjarri në qendrën tregëtare, vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit për një punonjës

26/03/2021

Zjarri në qendrën tregëtare, vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit për një punonjës

Dy ditë pas rënies së zjarrit në magazinën e një qendre tregtare në kryeqytet, operacioni i kërkim-shpëtimit për 33-vjeçarin, Arian Sala është i vështirë.
Ekspertët e shërbimit zjarrfikës të aeroportit të Rinasit, të cilët iu bashkuan Shërbimit Zjarrfikës, thanë se temperature Brenda magazinës ka arritur në 980 gradë, çka e vështirëson operacionin e kërkim-shpëtimit për të riun.
Jo vetëm kaq, por specialistët e Shërbimit Zjarrfikës, thanë këtë të premte, se nuk kanë pasur as mjetet e duhura për ndërhyrje, megjithëse puna nuk është ndalur për asnjë çast.
Familjarët e të riut, nga i cili ende nuk ka ansjë gjurmë që në momentin e rënies së zjarrit, vijojnë të hedhin akuza se institucionet nuk po punojnë siç duhet për gjetjen e trupit të 33-vjeçarit.
Në orën 03:00 të kësaj të premte, ekspertët kanë mundur që të çajnë një pjesë të soletës së magazinës, por ende nuk kanë mundur që të futen brenda saj.
Në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuan të gjitha forcat zjarrfikëse të Bashkisë së Tiranës, nga Kamza, të Ushtrisë si edhe operacionet e kërkim shpëtimit të minierave.