Është aktivizuar sërish zjarri në faqen e malit mbi fshatin Sofratikë në Dropull, teksa situata paraqitet serioze. Flakët po favorizohen nga era e fortë në zonë, ndërsa paraqitet rrezik që zjarri të avancoi drejt fshatit.
Bëhet me dije se është kërkuar ndihmë nga shteti grek, për dërgimin e helikopterëve.
Po ashtu edhe në bashkinë Finiq, zjarri vazhdon në urën e Kardhikaqit.
/rtsh.al/