RTSH 24 Live

Aktualitet

Zjarret në vend, Mbrojtja: Janë 6 vatra aktive, po ndërhyhet edhe nga ajri

26/07/2022

Zjarret në vend, Mbrojtja: Janë 6 vatra aktive, po ndërhyhet edhe nga ajri

6 vatra zjarri janë ende aktive në vend, ku po djeg kurorën e gjelbër të zonave. Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se ndërhyrja po bëhet nga 435 punonjës dhe 46 zjarrfikëse nga toka dhe një helikopter nga ajri.

Vatrat aktive janë:

  1. Në fshatin Velçan, në pyllin me dru "Mare", bashkia Berat.
  2. Në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe.
  3. Zjarri në fshatin Ndërshen, njësia administrative Orosh, Bashkia Mirditë, ku po vazhdon puna për izolimin e plotë.
  4. Në fshatin Qukës Skëndërbej, bashkia Gramsh, në afërsi të Rezervatit Dardhë-Xhyrë, ku zjarri ka rënë në një sipërfaqe me pyjore pishe dhe ahu.
  5. Në fshatin Halil, në zonën e mbrojtur Zgërdhesh, Bashkia Krujë, ku vazhdon ndërhyrja edhe me helikopter nga ajri, veç punës së forcave në terren.
  6. Në fshatin Leminot, Bashkia Maliq, ku aktualisht është bërë lokalizimi i dy vatrave të zjarrit dhe po punohet për fikjen e tyre.

Gjithashtu gjatë 24 orëve janë izoluar dhe shuar disa vatrat të tjera se janë “ Fshatin Bërzane, bashkia Lezhë. Fshatin Bogovë, bashkia Skrapar. Fshatin Drenovicë, bashkia Dimal. Fshatin Culaj, nj, bashkia Malësi e Madhe. Fshatin Oblikë dhe Tek Stacioni i trenit, bashkia Shkodër. Fshatin Kishe-Arrë,fshati Karmë, fshatin Bushat dhe fshatin Kosmaqe, bashkia Vau-Dejës. Në lagjen Mehaj, bashkia Koplik. Në veri të rezervuarit Këlcyrë, bashkia Këlcyrë. Fshatin Mekat dhe fshatin Lezhan, bashkia Vlorë. Në Malin e Gravës, bashkia Finiq. Fshatin Mustafa Kocaj, bashkia Tiranë. Njësinë administrative Otllak, bashkia Berat. Fshatin Shetaj, bashkia Durrës. Në kodër tek Kisha e Luzit, bashkia Krujë. Në "perroin e zi", bashkia Belsh.

Helikopteri ka ndërhyrë në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, në fshatin Ndërshen, Bashkia Mirditë dhe në fshatin Halil, Bashkisë Krujë.

/rtsh.al/