RTSH 24 Live

Greqi

Zjarret në Greqi, zjarrfikësit luftojnë me flakët në Vilia për ditën e katërt radhazi

19/08/2021

Zjarret në Greqi, zjarrfikësit luftojnë me flakët në Vilia për ditën e katërt radhazi

Vilia, një fshat në periferi të Athinës po përballet për ditën e katërt  më zjarre  të shumta të cilat po i afrohen zonave  të banuara. Protothema raporton se në vend po veprojnë më shumë se 420 zjarrëfikës së bashku me 7 avionë në mes tyre edhe vioni rus Beriev-200. Disa shtëpi janë dëmtuar dhe dhe shumë të tjera po kërcënohen nga flakët. Situata është përmirësuar paksa dhe tashmë vendbanimet Agia Paraskevi, dhe Thea për të cilat u rekomandua  më parë që të largoheshin banorët nuk janë në rrezik. Megjitahtë për shkak të situatës policia ka lajmëruar se do të ketë bllokim të rrugëve në këtë zonë. Ndërkohë në Francë dy persona kanë humbur jetën si pasojë e flakëve që kanë shpërthyer në Saint-Tropez. Zjarri bëri që rreth 7,000 qytetarë të largohen nga banesat e tyre, shumë prej të cilëve ishin turistë të vendosur në kampe, në zonën bregdetare.