RTSH 24 Live

Greqi

Zjarret në Greqi, BE ofron ndihmë: 700 punonjës, 9 avionë dhe 100 mjete

08/08/2021

Zjarret në Greqi, BE ofron ndihmë: 700 punonjës, 9 avionë dhe 100 mjete

Greqi vijon të përballet më zjarre të cilat kanë shkrumbur me mjëra hektarë pyje dhe kanë bërë që qindra njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre.  Autoritetet njoftuan  se zjarret janë më të rëndat në 30 vite. Komisioneri Europian për Menaxhimin e Krizave, Janes Lenarcic, njoftoi në një mesazh në Tëitter se Gjermania dhe Polonia ofruan 360 zjarrfikës për të luftuar zjarret e pyjeve në Greqi.“Ndihma totale e BE -së për Greqinë arrin në 9 avionë zjarrfikës, 700 punonjës dhe 100 automjete,” tha Lenarcic, duke vënë në dukje se shtatë vende të tjera të BE -së Qipro, Suedi, Franca, Rumania, Republika Çeke, Kroacia dhe Spanja tashmë kanë dërguar ndihmë në Greqi.Më 4 gusht, Komisioni Evropian njoftoi se kishte mobilizuar mekanizmin e mbrojtjes civile të BE -së për të ndihmuar Greqinë nga zjarret katastrofike. 
Ndërkohë një 43-vjecar, drejtues i një autobusi qyteti, i cili shtirej si zjarrfikës vullnetar, u arrestua dje, për zjarrvënie të qëllimshme  në Kryoneri. Teksa dukej se “zjarrfikësi” ndihmonte për të shuar zjarre, vatra të reja gjendeshin pas tij.
 Menjëherë më pas, ai nxitonte te vatrat që i kishte ndezur vetë dhe bënte sikur i fikte. Por e gjithë skema u zbulua dhe policia i vuri prangat. I ndaluari po ndiqet penalisht për për zjarrvënie të qëllimshme në pyje