RTSH 24 Live

Kosovë

Zjarr në një qendër tregtare në Pejë, 8 të lënduar

25/03/2023

Zjarr në një qendër tregtare në Pejë, 8 të lënduar

8 persona janë lënduar dhe dërguar në spital pasi një zjarr përfshiu një qendër tregtare në Pejë të Kosovës.

Zjarri ra në ambientet e qendrës “Elkos” në Pejë, ndërsa shtëllungat e reve të zeza kanë përfshirë të gjithë zonën.

8 persona janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rreziku për jetën.

“Pacientët janë duke u trajtuar tek spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile, jashtë rrezikut për jetë. Ata janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, thuhet në njoftimin zyrtar të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës

Nuk dihet ende shkaqet e zjarrit ndërsa zjarrfikëse të shumta ndodhen në vendngjarje për shuarjen e flakëve.

/rtsh.al/