RTSH 24 Live

Kosova

Zjarr në një pallat në Nju Jork, të paktën 19 viktima

10/01/2022

Zjarr në një pallat në Nju Jork, të paktën 19 viktima

Të paktën 19 persona humbën jetën, 9 prej të cilëve fëmijë, si pasojë e një zjarri që ra në një ndërtesë në zonën e Bronxit në Nju Jork.

Më shumë se 200 zjarrfikës shkuan në vendngjarje për të shuar zjarrin në ndërtesën 19 katëshë, por për fat të keq dhjetëra persona u intoksikuan.

32 banorë të tjerë të pallatit mbetën të lënduar dhe u dërguan në spital. Për kreun e zjarrfikësve, kjo ishte një ndër ngjarjet më të rënda në qytet prej vitesh.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, ndërkohë që një hetim ka nisur nga autoritetet.