RTSH 24 Live

Aktualitet

Zjarr në një banesë në Shkodër, humb jetën 60-vjeçari, plagoset rëndë bashkëshortja

15/02/2023

Zjarr në një banesë në Shkodër, humb jetën 60-vjeçari, plagoset rëndë bashkëshortja

Një 60-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së martës në Shkodër, ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë bashkëshortja e tij, për shkak se banesa e tyre u përfshi nga flakët. Ngjarja u regjistrua në lagjen “Liria” rreth orës 22:45, ku gruaja, 59-vjeçe është dërguar në Spitalin e Traumës ku po merr mjekimin e nevojshëm.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, teksa policia ka niur hetimet.

Rreth orës 22:45, në lagjen “Liria”, Shkodër, ka rënë zjarr në një banesë private dhe për pasojë shtetasi K. N. 60 vjeç, ka humbur jetën. Po si pasojë e zjarrit ka pësuar dëmtime të shumta shtetasja S. K. 59 vjeçe, e cila po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë. Grupi hetimore po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia.

/rtsh.al/