RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Zjarr në një banesë në Pogradec, humb jetën 42-vjeçari

18/01/2021

Zjarr në një banesë në Pogradec, humb jetën 42-vjeçari

Një 42-vjeçar ndërroi jetë në Pogradec, pasi shtëpia ku ai jetonte u përfshi nga flakët e zjarrit dhe u dogj e tëra. Siç njoftoi policia lokale, bëhet fjalë për 42-vjeçarin Nardi Xhukellari, i cili ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të hëne, pas një zjarri të rënë shtëpinë ku ai banonte, në fshatin Vërdovë të Pogradecit. Shtëpia e djegur u përfshi në flakë rreth orës 06:00 të mëngjesit ndërsa 42-vjeçari jetonte i vetëm në ndërtesën, e cila ishte e braktisur dhe e rrënuar. Zjarri ra fillimisht në katin e dytë të shtëpisë për pasojë Xhukellari gjeti vdekjen pasi u asfiksua. Sipas të dhënave të para, 42-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Dyshohet se shkak i zjarrit ishte një shkëndijë elektrike, ndërkohë që grupi hetimor po vijon hetimet për ngjarjen.