RTSH 24 Live

Aktualitet

Zjarr masiv në Patos, flakët përfshijnë sipërfaqe të mbjellë me ullinj

22/09/2022

Zjarr masiv në Patos, flakët përfshijnë sipërfaqe të mbjellë me ullinj

Një zjarr masiv ka rënë në mesditë në kodrat e Margëlliçit në Patos. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të mbjellë me ullinj. Si pasojë e erës zjarri po përparon drejt zonës së banuar, gjë që ka alarmuar banorët.

Pas njoftimit nga banorët e zonës, shërbimet zjarrëfikëse mbërritën në vendngjarje dhe po punojnë për të vënë në kontroll flakët. Në ndihmë të forcave zjarrefikëse ka mbërritur dhe një helikopter.

/rtsh/