RTSH 24 Live

Aktualitet

Zjarr i madh në rrugën e vjetër nacionale Lezhë-Milot dhe në Tale

12/03/2022

Zjarr i madh në rrugën e vjetër nacionale Lezhë-Milot dhe në Tale

Një vatër zjarri ka rënë pranë rrugës së vjetër nacionale Lezhë-Milot.

Flakët po shpërndahen me shpejtësi në malin e Shelbuemit, për shkak të erës që favoriyon përhapjen e flakëve.

Strukturat e Emergjencave Civile pranë Perfektit shprehen se ndërhyrja po bëhet nga shërbimi pyjor, në gadishmëri janë 5 forca zjarrfikëse dhe një mjet i tyre por zjarrfikësit nuk mund të veprojnë  për shkak se zjarri po ngjitet shpatit të malit. Sipërfaqa e prekur është 0.8 ha të llojit shkurre dhe pishë. Forcat pyjore dhe forcat bashkiake po punojne per shuarjen e plote te zjarrit. 

Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri, por dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia.

Një tjetër zjarr i përmasave të mëdha po përshkon një zonë mocalore në Tale, në afërsi të plazhit.

Flakët po shpërndahen me shpejtësi pasi po ndihmohen nga një erë e fortë që karakterizon zonën, ndërsa ende nuk ka asnjë ndërhyrje. Vatra e zjarrit është pranë rrugës drejt hidrovorit dhe ka prekur një zonë me xuktha.

Në zonë ndodhen edhe disa banesa të cilat nuk janë shumë larg vatrës së zjarrit. Nuk dihen ende shkaqet, por dyshohet se mund të ketë ardhur si pasojë e pakujdesisë. Zjarrfikësit ende nuk kanë shkuar në zonë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.