RTSH 24 Live

Aktualitet

Zhvillohet testi PISA, Rezultatet e nxënësve të përmirësuara vit pas viti

07/05/2021

Zhvillohet testi PISA,  Rezultatet e nxënësve të përmirësuara vit pas viti

Është zhvilluar këtë të premte testi PISA, i cili është një vlerësim ndërkombëtar i aftësive dhe njohurive të nxënësve. Këtë vit testi po zhvillohet me 15-vjeçarët dhe për Zyrën Vendore të Arsimit Parauniveristar Korçë-Pustec, janë përgjedhur 56 nxënës të gjimnasit “Themistokli Gërmenji”. Lëndët në të cilat përfshihen nxënësit në test për t’u vlerësuar janë shkrim-lexim, matematikë dhe shkencë.

Pikuli shton më tej se rezultatet e arritura nga nxnënësit në këto vitet e fundit kanë qënë të kënaqshme.

Testi PISA mundëson krahasimin ndërkombëtar të vlerësimit të arritjes së nxënësve, vlerëson dijen e lidhur me situata reale, ashtu si përgatitjen edhe aftësitë për pjesëmarrje në shoqëri. PISA ndihmon qeveritë të krijojnë politika efektive arsimore duke u bazuar në rezultatet e këtij studimi.