RTSH 24 Live

Sociale

Zhvillimi i turizmit në Gjirokatër, shumë qytetarë vendas investojnë në biznese private prej fluksit të lartë të turistëve

17/05/2023

Zhvillimi i turizmit në Gjirokatër, shumë qytetarë vendas investojnë në biznese private prej fluksit të lartë të turistëve

Zhvillimi i turizmit vitet e fundit si dhe investimet e kryera nga ana e qeverisë në qytetin e gurtë, siç është bypassi dhe parkimi nëntokësor, ka nxitur mjaft qytetarë të investojnë. Një ndër ta është Albano Vishe, i cili ktheu banesën e vet, në një ambient akomodimi në shërbim të turizmit.

Në një intervistë për RTSH-në, administratori Vishe shprehet se, ende pa e çelur bujtinën, në banesën e vet i vinin shumë vizitorë të huaj dhe vendas dhe kjo gjë e nxiti atë të merrte këtë iniciativë.

Bujtina e Vishës është çelur sivjet për herë të parë. Sipas tij, pritshmëritë tani me fluksin e turistëve janë më se të larta, për vetë faktin se Gjirokastra, për asetet që mbart ka prespektivë dhe të ardhme të ndritur në këtë sektor.

“Po hap një biznes një angazhim q ëtë kemi të ardhura, por edhe të ndihmojmë qytetin që të ketë zhvillim, mos të largohen njerëzit”, tha ai.

Vishe ka një apel ndaj bashkëqytetarëve të tij kryesisht atyre që jetojnë në emigrim, që të kthehen në vendlindje të investojnë në dobi të turizmit pasi është një mundësi shumë e mirë për të siguruar burime financiare.

Do ishte mirë të vinin të investonin dhe të ktheheshin në qytetin e tyre”, u shpreh Visha.

/rtsh/