RTSH 24 Live

Ekonomi

Zhvillimi i tregjeve të kapitalit, Mete: Të shfrytëzohen në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit

19/05/2022

Zhvillimi i tregjeve të kapitalit, Mete: Të shfrytëzohen në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Sekretariatin Shtetëror të Zvicrës për Çështjet Ekonomike (SECO), organizuan konferencën ndërkombëtare “Diversifikimi i sistemit financiar përmes reformave të tregut të kapitaleve”. Reformat në tregjet e kapitaleve ishin në qendër të diskutimeve. Për kreun e AMF Ervin Mete potenciali i tregjeve të kapitalit, duhet shfrytëzuar në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

“Le të shfrytëzojmë potencialin e tregjeve të kapitalit, dhe t’i vëmë ato në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit”. Zhvillimet aktuale gjeopolitike, por edhe situata pandemike e viteve të fundit kanë shtuar edhe më tej nevojën për likuiditet dhe akses në kapital, duke e bërë edhe më të rëndësishëm ekzistencën e një tregu të zhvilluar kapitalesh, mirë-funksionues, eficient dhe të mirë-rregulluar”, tha ai.

Në konferencë ishin të pranishëm përfaqësues të nivelit të lartë nga Qeveria shqiptare, mbikëqyrësit financiarë, si edhe institucionet financiare kombëtare dhe ndërkombëtare.

/rtsh.al/