RTSH 24 Live

Kronika

Zhdukja e biznesmenit italian, eshtrat e gjetura në automjetin e djegur të tij dërgohen në Itali

18/01/2021

Zhdukja e biznesmenit italian, eshtrat e gjetura në automjetin e djegur të tij dërgohen në Itali

Prej 12 ditësh një biznesmen italian rezulton i zhdukur në Shqipëri.

Policia e Shtetit ka nisur hetimet për ngjarjen, ku i përfshirë është ish-arbitri dhe sipërmarrësi italian Davide Pecorelli, nga i cili nuk ka asnjë gjurmë që prej datës 6 janar 2021.

45-vjeçari kishte ardhur në Shqipëri për një udhëtim në disa zona të veriut të vendit ku po shikonte mundësinë e zhvillimit të bizneseve.

Automjeti i tij i marrë me qera në aeroportin e Rinasit u gjet i djegur me disa sende personale brenda mesnatën e 7 janarit.

Hetimet për ngjarjen kanë përfshirë edhe INTERPOL-in, ku hetuesit po analizojnë ADN-në e gjetur ne sendet brenda makinës aty ku u gjetën edhe mbetje kockore.

Pecorelli kishte investuar në Shqipëri, ndërsa në Itali zotëronte një hotel dhe disa parukeri. Ai është i martuar me një shqiptare, me të cilën ka edhe një fëmijë.