RTSH 24 Live

Teknologji

Zgjidhja e problemit të plastikës në botë, inovacioni që i kthen ato në blloqe ndërtimi

27/07/2022

Zgjidhja e problemit të plastikës në botë, inovacioni që i kthen ato në blloqe ndërtimi

Një inovacion i ri duket se mund të sjellë edhe zgjidhjen e problemit të përdorimit të plastikës në botë. Teksa e gjithë bota po mundohet të frenojë sa më shumë përdorimin e plastikës, disa persona kanë gjetur një mënyrë të kompresimit me avull të çdo lloj plastike për t’i kthyer ato në blloqe ndërtimi.

Ata shpresojnë se kjo do të ofrojnë zgjidhje si për infrastrukturën ashtu edhe për efektet mjedisore të plastikës së pa riciklueshme.

Kjo mënyrë ka në thelb shndërrimin e plastikës së pariciklueshme në tulla të qëndrueshme të ricikluara që mund të ripërdoren nëpër projekte të ndryshme ndërtimi. Kjo ndihmon në reduktimin e mbetjeve plastike dhe mbështetjen e një të ardhmeje ekologjike për planetin tonë.

/rtsh.al/