RTSH 24 Live

Politikë

Zgjedhjet vendore të 14 majit, Gjiknuri: PS i ka të sigurta 50 bashki

07/02/2023

Zgjedhjet vendore të 14 majit, Gjiknuri: PS i ka të sigurta 50 bashki

Nga 61 bashki në total, Partia Socialiste synon të marrë të paktën 50 prej tyre në zgjedhjet vendore të 14 majit. I ftuar në “Publikisht”, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri u shpreh se fitorja në 50 bashki është e sigurt për PS-në, teksa shtoi se, sipas tij, opozita nuk ofron asnjë alternativë për qytetarët.

Sikur të mos bëjë fushatë fare, PS 40 bashki nuk i diskuton, me fushatë nuk bie poshtë 50. PS do t’i marrë 50 bashki, e jap me garanci. Që të ketë përmbysjen e madhe, kjo ndodh kur ka pakënaqësi shumë të mëdha kur populli del e revoltohet. Unë nuk jam naiv, pakënaqësi mund të ketë, por njerëzit i besojnë më shumë PS. Kujt do t’i besojnë ata, Saliut me Ilirin?! Ai vjen me qëllim poltik, thotë revolucion, përmbysje. Nëse PS fiton shumicën dërrmuese të bashkive, pala tjetër të uli kokën. Nëse opozita fiton deri në 25 bashki, atëherë duhet të nisë ndërrimi i pushteteve”, tha Gjiknuri.

/rtsh.al/