RTSH 24 Live

Botë

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Ron Desantis pritet të paraqesë kandidaturën për nominimin e Partisë Republikane

24/05/2023

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Ron Desantis pritet të paraqesë kandidaturën për nominimin e Partisë Republikane

Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis pritet të njoftojë pjesëmarrjen e tij në garën presidenciale të 2024-ës gjatë një bisede online që do të zhvillojë në platformën Twitter Spaces me kreun e Twitter, Elon Musk, në orën 18:00 të kësaj mërkure (24 maj) me orën lokale. 

Gjatë mbrëmjes, pritet që stafi i fushatës së DeSantis të publikojë një video që konfirmon zyrtarisht kandidaturën.

De Santis 44 vjeç shihet si rivali kryesor i ish-presidentit Donald Trump për nominimin e Partisë Republikane. Guvernatori i shtohet kështu një liste në rritje pretendentësh që do të përpiqen të fitojnë ndaj Trump, i cili në sondazhet kombëtare kryeson me më shumë se 30 pikë.

Duke filluar nga muaji shkurt 2024, votuesit republikanë do të fillojnë votojnë për të përcaktuar kandidatin që do të përballet me demokratin Joe Biden në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit të atij viti.

Gazetare: Elda Pepa

/RTSH/