RTSH 24 Live

Politikë

Zgjedhjet për kryetar dege të PS/ Prezantohen emrat e drejtuesve të rinj, Gjiknuri: Rinovim të partisë deri në vjeshtë!

01/07/2022

Zgjedhjet për kryetar dege të PS/  Prezantohen emrat e drejtuesve të rinj, Gjiknuri: Rinovim të partisë deri në vjeshtë!

Partia Socialiste ka zgjedhur kryetarët e degëve të saj në 58 Bashki të vendit nga 61, ndërsa në Has, Himarë dhe Roskovec do të ripërsëritet gara pasi kandidatët nuk përmbushën kriteret.

Në një konferencë pas mbledhjes së Kryesisë së PS- së, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri u shpreh se interesi për të kandiduar ka qenë shumë i lartë duke vlerësuar risinë se 28 degë të PS do të drejtohen nga gra dhe vajza. Gjiknuri tha se PS ka si qëllim rinovimin e partisë deri në vjeshtë.

Pati një interes të madh nga anëtarët e PS për të kandiduar që shprehën vullnetin e tyre. Rreth 30 % e tyre ishin gra dhe vajza përgjithësisht moshë e re. Pra pjesëmarrja është jashtëzakonisht aktive. Nga procesi që përfundoi mund të them që është një risi që duhet përshëndetur, janë 28 degë që do drejtohen nga gra dhe vajza. Një risi që PS po e aplikon edhe në nivel të drejtimit të bashkisë. Për herë të parë kishim mundësi të dëgjonim kandidatë që me vullnetin e tyre prezantoni n platformat e tyre. Qëllimi është të kemi një PS të fortë të organizuar dhe një parti që debati zhvillohet brenda dhe që duhet ta kthejë vetën e saj në platformën e saj. Ne përfaqësojmë shumicën e shqiptarëve. Rinovim të plotë të partisë deri vjeshtë”, tha Gjiknuri.

Në konferencën e përbashkët Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi prezantoi emrat e rinj të kryetarëve të degëve të PS. Ndërkohë Klosi theksoi se në bashkisë Has, Himarë dhe Roskovec, zgjedhjet për kryetar të PS-së do të përsëriten sërish në korrik.

Qarku Shkodër- Ilmi Lakti Mirela Petani
Malësi e Madhe- Lulzim Zare
Vau i Dejës- Kristian Shkreli
Puke- Anjeza Dodën, Pajtim Zeqiri
Fushë Arrës- Ervin Doda
Kukës- Anila Sokoli, Besmir Ramallari
Bashkia Has- do të përsëritet procesi
Tropojë- Egzon Bashkurtaj
Dibër- Alma Selame, Daniel Gjure
Bulqizë- Albion Gjini, Festime Mjeshtri
Klos- Armando Gjini
Mat- Hasan Pasha, Lindita Barçi
Durrës- Luan Zaza
Krujë- Redon Roshi
Shijak- Fatmir Koçi
Tiranë- Erion Veliaj
Kamëz- Rebeka Sulejmani
Vorë- Endrisa Haxhiu
Kavajë- Marinela Hajdiaj, Shpend Baromet
Rrogozhinë- Lutfi Hashari
Elbasan- Ardit Demiri, Amira Urupi
Belsh- Maringlen Bali
Cërrik- Tomorr Zaimaj
Peqin- Bukurosh Maçi
Gramsh- Enis Zani
Librazhd- Fatbardha Qatja
Përrenjas- Haxhi Çollaku
Berat- Valbona Zylyftari

Dimal- Adelina Vangjeli dhe Albana Kora
Kuçovë- Gentjan Qafoku, Renata Baçi
Polican- Erjon Zylyftari, Sara Satka
Skrapar- Edmond Omeri dhe Xhanina Kushova
Pogradec- Erion Thëngjilli
Maliq- Orlind Demollari, Rudina Brego
Korçë- Anxhela Tao dhe Petrika Tollfuçi
Devoll- Genti Lakollari dhe Zerina Sinani
Pustec- Kateriana Ago, Sandri Nikolla
Kolonjë- Eraldo Xhelili
Gjirokastër- Gentjan Llogo dhe Mihare Lapa
Dropulli- Kristo Vorsane
Libohovë- Dhurata Demiri, Jani Memo
Përmet- Ervin Tuçi
Këlcyrë- Hodjan Selmani
Memaliaj- Edmonda Harizi
Tepelenë- Dino Selimi, Kleona Bahja
Vlorë- Admir Malaj
Selenicë- Nertil Bellaj
Himarë- Rispërsëritje të procesit
Delvinë- Izet Sinaj
Finiq- Thoma Kallojeri
Sarandë- Elron Gjoni
Konispol- Kristo Mallanezo
Lezhë- Florian Gjini
Kurbin- Benard Palaj
Mirditë- Marjana Prenga, Reunar Kolaj
Fier- Adela Hysenaj, Ramion Kurti
Lushnje- Merjeme Dervishi, Erges Krakulli
Divjakë- Agim Maka
Patos- Artjol Hoxhaj dhe Suela Hoxhaj
Roscovec- Ripërsëritje të procesit
Mallakastër- Zamir Malasi

Më herët kryeministri Edi Rama publikoi shifrat e kandidatëve për kryetarë ku në total janë 561 kandidatë për kryetarë në bashki. 34% e kandidaturave janë të rinj të moshës nën 35 vjeç, më konkretisht 190 kandidatë. Ndërkohë 263 kandidatë janë nga mosha 36-50 vjeç ose 47% e kandidaturave. Vajza dhe gra përbëjnë 32.2% të kandidaturave në shkallë vendi. Ndërsa nga 27 bashki, 18 kryetar aktualë kanë kandiduar për qenë edhe kryetar të PS-së.

/rtsh.al/