Nga studio e RTSH Kukësit, dy kandidatët që të dielën do të garojnë për karrigen e kryetarit të Bashkisë Kukës, kanë shpalosur edhe një herë platformat e tyre garuese. Ata kanë folur për zhvillimin e turizmit, platformat për rininë, kulturën, sportin etj.
Partia Socialiste në zgjedhjet e ditës së diel kandidon 44-vjeçarin Albert Halilajn, i diplomuar për Administrim Biznes, me një karrierë 20-vjeçare në menaxhimin e institucioneve, kryesisht në fushën e tatimeve e financave.
“Kualicioni Bashke Fitojmë”, garon me Emri Vatën, 48-vjeçarin që ka një karrierëtë gjatë në forcat e policisë së shtetit.
Vata, baba i dy fëmijëve, më parë për disa kohë qenë dhe n/kryetar i bashkisë Kukës, e kohët e fundit në aktivtet privat.
Baza e programit ekonomik dhe social të kandidatit Halilaj, mbështetet tek resurset dhe kapacitet që ka Kukësi.
"Ato do marrin vemendjen maksimale dhe të merituar" thotë zoti Halilaj. "Ato do të vihen në efiçencë për të shtuar vendet e punës, për të rritur të ardhurat dhe ekonominë e banorëve të Kukësit, që qyteti të jetë bashkëkohor dhe qytetarët të bëjnë një jetë sa më të mirë shton ai" shton ai.
Për kandidatin Vata, prioritet do të ketë mbështetja e sektorit privat, me politika nxitëse e lëhtësuese.
"Programi ynë konsiston në infrstrukturë dhe transport urban" tha zoti Vata. Një hallkë tjetër ai konsideroi punësimin, me synimin rritjen e numrit të të punësuarve në sektorin privat.
Në plaformat elektorale të dy kandidatëve, vend të rëndësishëëm zë dhe zhvillimi i sektorit të turizmit, kjo falë nënatyrës së mrekullueshmë që ka rajoni, duke krijuar kushte favorizuese, për investitorët vendas e të huaj, por dhe për emigrantët kuksianë që ndodhen jashtë vendit, kryesisht në Angli, për të bërë Kukësin te jetueshëm për kuksianët dhe të lakmueshëm për turistët vendas e të huaj.
Kandidati socialist Halilaj tha se "E vetmja mënyrë është promovimi i turizmit dhe aktiviteteve që kanë të bëjnë me të".
Ndërsa kandidati i opozitës Vata tha se "Do të marri përsipër promovimin e çdo lloj resursi turistik të Kukësit".
Në programet e dy kandidatëve gjenden strategji të tilla zhvillimore, që synojnë rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar, për t’u dhënë impulse të reja dhe investimeve të ndërsjellta.
Zgjedhjet e pjessëshme të jashtëzakonshme për kryetarin e Bashkisë së Kukësit mbahen këtë të dielë. Fushata e shkurtër prej dy javësh, u karakterizuar nga qetësia e maturia kandidatëve dhe subjekteve politike, larg zhurmës dhe akuzave të ndërsjellta.
Që nga viti 1992, bashkinë Kukës e ka drejtuar në 5 mandate të zgjedhurit e Partisë Demokratike, dhe në tre mandate ata të Partisë Socialiste.
Gazetar: Jonuz Hallaçi
/ rtsh /