RTSH 24 Live

Rajon

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Haki Morina kandidat i PDK-së për deputet

11/02/2021

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Haki Morina kandidat i PDK-së për deputet

Haki Morina, një prej kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen këtë të dielë, ka qënë sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Thuaj Mirëmengjes” në RTSH Korça. Morina ka qënë ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më vonë edhe i PDK-së. Ai është propozuar nga diaspora për të qënë kandidat për deputet i kësaj partie, por ka patur disa arsyeje që e kanë bërë të pranojë kandidimin në këto zgjedhje.

Në vitin 1991 Morina ka qënë një nga themeluesit e Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë. Gjatë bisedës ai tha se ka shumë punë për të bërë për përfaqësimin si duhet të të rinjve në jetën politike të një vendi.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, do të mbahen të dielën e 14 shkurtit. Në këto zgjedhje marrin pjesë 28 subjekte politike, të cilat garojnë për 120 vende në parlament.