RTSH 24 Live

Kronika

Zgjedhjet parlamentare, Celibashi bën thirrje për kandidatura me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore

27/02/2021

Zgjedhjet parlamentare, Celibashi bën thirrje për kandidatura me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje thirrje partive politike që të zgjedhin kandidatura me integritet për zgjedhjet në 25 prill.

Celibashi thekson se figurat që do zgjidhen duhet të plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve.

“Mbeten dhe pak ditë nga data 8 Mars, që është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për çdo qark. Inkurajoj partitë politike të zgjedhin kandidatura me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve”, deklaron Celibashi.