RTSH 24 Live

Botë

Zgjedhjet në Turqi/ Përfundon votimi, fillon procesi i numërimit. Erdogan favorit përballë kandidatit të opozitës

28/05/2023

Zgjedhjet në Turqi/ Përfundon votimi, fillon procesi i numërimit. Erdogan favorit përballë kandidatit të opozitës

Në Turqi më shumë se 64,1 milionë njerëz u regjistruan për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, përfshirë mbi 1,92 milionë që votuan më herët në qendrat e votimit jashtë vendit.

Ndërkohë që ka përfunduar votimi për raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Turqisë.

Sondazhet nxjerrin favorit  Rexhep Tajip Erdogan, ndërsa për Kemal Kilincdarolgu, këto zgjedhje janë shansi i fundit për të rrëzuar Erdoganin pas 13 vitesh përpjekje, transmeton Al Jazeera.

49.5% të votave siguroi Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e 14 ditëve më parë, ndërsa Kemal Kilicdaroglu nuk mundi të kapitalizonte politikisht problemet me të cilat është përballuar qeveria e Erdoganit.

/rtsh.al/