RTSH 24 Live

Kronika

Zgjedhjet në qarkun e Shkodrës, KAS rrëzon kërkesën e PD

25/05/2021

Zgjedhjet në qarkun e Shkodrës, KAS rrëzon kërkesën e PD

Zgjedhjet në Shkodër janë të vlefshme!  KAS vendosi të rrëzojë  kërkesën e PD-AN për shpaljen e pavlefshmë të zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës. Përfaqësuesi i PD, Marash Logu hodhi akuza se në Shkodër ishte ngritur një strukturë për blerjen e votës, por denoncimi nuk u mor parasysh nga KAS.

“ Benet Beci, Tom Doshi, Mark Gjonaj, Fran Tuvi, Mark Babani dhe Mark Frroku në bashkëpunim me drejtues lokalë dhe individë me rekorde kriminale kanë ngritur një strukturë të blerjes së votave. Për këtë qëllim kemi depozituar 3 kallëzime penale. Është fakt evident se fenomeni i shit-blerjes në Shkodër, OSBE ka qenë vetë dëshmitare. Është thënë në raportin paraprak.”, deklaroi përfaqësuesi i PD.

Edhe LSI ishtë një mendje me PD, duke thënë se ndan të njëjtat shqetësime.

“Ndajmë të njëjtat shqetësime si edhe PD. Qarku i Shkodrës është i nxehtë. Nuk dua të përsëritem më Logun.”, th Altin Kaziaj i LSI.

Ndërkohë, më herët, KAS pranoi kërkesën e LSI për rinumërim votash në 30 qendra votimi në Durrës. Numërimi do të bëhet nesër në orën 10:00. Do të rinumërohen votat në 108 kuti votimi në këtë qark. Mandati i LSI varet nga 136 vota. Ndërsa kërkesa e PD për pavlefshmëri zgjedhjesh në Durrës u rrëzua.