RTSH 24 Live

Politikë

Zgjedhjet në PD/ Voton Fatbarth Kadilli: Kjo garë u mbyll e pabarabartë

13/06/2021

Zgjedhjet në PD/ Voton Fatbarth Kadilli: Kjo garë u mbyll e pabarabartë

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka votuar paraditen e sotme në zgjedhjet për drejtuesin e ri. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Kadilli u ka bërë thirrje demokratëve që të votojnë masivisht, duke e konsideruar 13 qershorin një moment për të reflektuar.

“Është një moment shumë i rëndësishëm për PD, i ftoj të gjithë të marrim pjesë, ringritja fillon sot kur çdo anëtar merr përsipër përgjegjësitë e veta. PD-së iu rikthye kurajo dhe guximi, kjo parti do të jetë e pastër, e hapur, e bashkuar dhe fituese. Kjo garë u mbyll ashtu siç edhe nisi, e pabarabartë”, ka thënë Kadilli në një prononcim për mediat.