RTSH 24 Live

Politikë

Zgjedhjet në PD, voton Berisha: I qëndroj deklaratës për t’u rikthyer në krye të partisë

13/06/2021

Zgjedhjet në PD, voton Berisha: I qëndroj deklaratës për t’u rikthyer në krye të partisë

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka votuar për kandidatin që do të drejtojë partinë në 4 vitet e ardhshme. Zoti Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje në procesin e votimit, ndërsa është pyetur nga gazetarët nëse i qëndron deklaratës për rikthimin në krye të PD, Berisha tha se “është konsistent në deklaratat e tij”.

"Besoj se kjo nuk do të nxjerrë të ndarë, do ta nxjerrë të bashkuar, kandidatët i kanë shprehur pikëpamjet e tyre. Që është krejtësisht normale, janë zotuar që do të vazhdojnë, pavarësisht nga rezultati, përpjekjet e tyre për PD dhe për vendin. Të shohim se çfarë po bëjmë vetë për të organizuar shqiptarët, inkurajuar për ti mbledhur dhe për t’iu kthyer shpresën, besimin, se Shqipëria e bukura e dheut nuk meriton të largohemi, por meriton të punojmë me guxim të madh", tha më tej.