RTSH 24 Live

Politikë

Zgjedhjet në PD, anëtarësia e partisë më të madhe opozitare voton për të zgjedhur kryetarin

12/06/2021

Zgjedhjet në PD, anëtarësia e partisë më të madhe opozitare voton për të zgjedhur kryetarin

Partia Demokratike do të zgjedhë kryetarin mes 4 kandidaturave, kryetarit aktual Lulzim Bashës dhe rivaleve te tij Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.
Sipas listave te bera publike te premten ne prafni te perfqesueve te kandidatëve për kryetar të partisë më të madhe të opozitës, janë 
rreth 75 mijë anëtarë të PD që kanë të drejtën e votës. Ata do t’i drejtohen 76 qendrave të votimit të ngritura në të gjithë vendin. 
Pas hapjes së  sistemit, degëve do t’u dërgohen listat e vulosura dhe me firmën e anëtarëve të Komisionit, përfshi dhe kandidatëve për kryetar të PD. 
Votën mund ta hedhin vetëm personat që kanë kartë anëtarësie. Kryetari I komisionit zgjedhor ne PD, Jemin Gjana tha se të përjashtuar nga e drejta e votës do të jenë ata anëtarë që kanë bërë fushatë haptas për kundërshtarët në zgjedhjet e 25 prillit. Nga ana tjetër do të lejohen të votojnë edhe ata që nuk e kanë emrin në listë, por janë të pajisur me kartë antarëseie. 
Gjatë takimeve me bazën kandidatët kanë shpalosur frymën me të cilën duan të drejtojnë PD-në. Kryetari aktual Lulzim Basha ka përsëritur thirrjen për t’u bashkuar e për të vijuar betejën kundër asaj që ai e ka cilësuar masakër zgjedhore. Ndërsa 3 kandidatët e tjerë kërkojnë reformim të partisë.