RTSH 24 Live

Kronika

Zgjedhjet në Kukës, PD 2 deputetë, PS 1 deputet

01/05/2021

Zgjedhjet në Kukës, PD 2 deputetë, PS 1 deputet

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Cellibashi, ka miratuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit për qarkun e Kukësit. 
Tre mandatet e këtij qarku janë ndarë mes Partisë Demokratike e cila rezulton fituese me 24071 vota ose 62.27 përqind të votave të këtij qarku dhe një mandat e kanë marrë socialistët me 13856 vota ose 35.84 përqind të votave të këtij qarku. 
Deputetët të cilët marrin mandatin janë demokratët Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj dhe nga Partia Socialiste Gerta Duraku.
Për këtë qark kishte 2188 vota të pavlefshme.