RTSH 24 Live

Kosova

Zgjedhjet në Kosovës, sot afati i fundit që partitë politike të dorëzojnë emrat e kandidatëve për deputetë

16/01/2021

Zgjedhjet në Kosovës, sot afati i fundit që partitë politike të dorëzojnë emrat e kandidatëve për deputetë

Në Kosovë, 16 janari është dhe afati i fundit i partive politike për të dorëzuar listat e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.
Sipas KosovaPress deri më tani vetëm dhjetë subjekte politike me gjithsej 210 kandidatë, kryesisht nga radhët e komuniteteve, kanë dorëzuar në KQZ aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje, ku krahas tyre kanë dorëzuar dhe listën me emrat e kandidatëve për deputetë.
KQZ-ja ka bërë të ditur se do t’i dërgojë listat me emrat e të gjithë kandidatëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Ndërkohë, mësohet se  listat me emrat e kandidatëve për deputetë do t’iu dërgohen edhe në pesë institucione tjera, si Ministri të Punëve të Brendshme,  Ministria të Punëve të Jashtme, në Ministria e  Mbrojtjes, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi listat me emrat e kandidatëve për deputetë do t’iu dërgohen këtyre institucioneve deri më 18 janar, ndërsa përgjigja do të kthehet më 20 janar. Sakaq, mësohet se më 3 shkurt do të nisë fushata zgjedhore per partitë politike.