RTSH 24 Live

Kosova

Zgjedhjet në Kosovë, nis verifikimi i kandidatëve

18/01/2021

Zgjedhjet në Kosovë, nis verifikimi i kandidatëve

Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga kjo e hënë deri të mërkurën më 20 janar do t’i verifikojë listat e partive politike që mund të kenë kandidatë me dënime të formës së prerë në tri vitet e fundit.

Sipas mediave të Kosovës, pas verifikimit Komisioni Qendror Zgjedhor duhet t’ua refuzojë certifikimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit, personave që kanë kandiduar për deputetë dhe kanë dënime sipas Këshilli Gjyqësor.

Në listat e kandidatëve për deputetë të partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit, janë përfshirë disa persona të dënuar me aktgjykim të formës së prerë në tre vjetët e fundit. Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje janë të dënuar me kusht që nga shtatori i 2018-s për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit.

Milan Aritonoviq nga Lista Serbe është i dënuar me 500 euro gjobë nga gjykata për raportim të rremë të pasurisë, si dhe kandidati i Nismës, Besnik Berisha, ish-udhëheqës i Divizionit të Prodhimit të Dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, i cili ishte dënuar me 6 muaj burgim me kusht për “zbulim të fshehtësisë zyrtare” në mars të 2018-s.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka deklaruar se në bazë të gjetjeve të institutit, Nisma Socialdemokrate, ka njoftuar se prej 110 kandidatëve që ka prezantuar gjithsej, dy prej tyre kanë vepra penale në tri vitet e fundit. Nga 110 kandidatë për deputetë, rezulton se dy (2) prej tyre janë të dënuar aktgjykim të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, njëri për veprën penale “Përdorim i armës” i dënuar me 2400 euro gjobe dhe tjetri me gjashtë (6) muaj burgim me kusht dhe 600 euro gjobë për “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, deklaroi Miftaraj.

Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt pas vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti ishte  në mënyrë jokushtetuese.