RTSH 24 Live

Politikë

Zgjedhjet në Himarë - Debate në KQZ, nuk miratohet projektvendimi për afatet procedurale

09/07/2024

Zgjedhjet në Himarë - Debate në KQZ, nuk miratohet projektvendimi për afatet procedurale

As pas një ore debat, Komisioni  Rregullator në KQZ nuk ka arritur të miratoje projektvendimin për  rregullimin dhe organizmin e zgjedhjeve të pjesshme në bashkinë e Himarës më 4 gusht.

Përfaqësuesi i PS në KQZ, Eridian Salianji tha se Komisioni rregullator po tejkalon kompetencat duke gjykuar një vendim të KQZ për heqjen e mandatit dhe dekretin e Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve, duke thënë se janë në kufijtë e shpërdorimit të detyrës.

Jeni jashtë objektit dhe kompetencës që të gjykohet një vendim i komsionerit, jemi në tejkalim të kompetencave. Po diskutojmë afatet, të drejtën e këtij komisioni për të rregulluar organizmin e zgjedhjeve, ku organ s’ka punë fare me diskutim për ligjin e dekriminalizimit. Diskutohet dekreti i Presidentit, atë e bën gjykata. Nuk pengohen zgjedhjet, kjo që miratoni ju është kalendar, zgjedhjet i bën kodi zgjedhor, kjo është që ju të ndihmoni procesin, doni ta pengoni, pengojeni por nuk është kjo rruga”, tha ai.

Por anëtari Muharrem Çakaj tha se ky është intimidim dhe kërkoi nga kryetarja Iliriana Nano të merren masa për Salianji.

Sa i takon dekretit të Begajt për shpalljen e zgjedhjeve më datë 4 gusht, Çakaj tha se akti është i pavlefshëm pasi duhej pritur të kaloni afati për ankimin e vendimmarrjes së KQZ.

Lidhur me aktin që është sjell para komisionit rregullator për zgjedhjet e pjesshme të Himarës që zhvillohen më datë 4 gusht, siç e theksova dhe më parë dhe pasi ma konfirmoi sekretarja e KQZ, më rezulton që akti iniciues që ka çelur siparin e kërkesës së Këshillit të Ministrave dhe dekretit të Presidentit të jetë marrë në mungesë të kompetencës për të shqyrtuar pavlefshmërinë e mandatit për një kandidat. Baza ligjore e përdorur nga KQZ është ligji për dekriminalizimin, ndërkohë që ligji për dekriminalzimin bën fjalë për ngjarje dhe situata juridike që do duhet të kenë ndodhur para kandidimit dhe kandidati për bashkinë e Himarës ose si ka bërë të ditura, ose ka qenë në kushtet e ndalimit. Vendimmarrja është e pavlefshme. Akti që ka iniciuar këtë proces është i pavlefshëm”, tha Çakaj.

Sipas projektvendimit, fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë është parashikuar të fillojë më datë 26 korrik 2024 dhe përfundon 24 orë përpara datës së zgjedhjeve.

Gazetare: Jonela Sagajeva

/rtsh.al/