RTSH 24 Live

Politikë

Zgjedhjet lokale, Partia e Lirisë pa kandidatë për kryebashkiakë?

04/10/2022

Zgjedhjet lokale, Partia e Lirisë pa kandidatë për kryebashkiakë?

Partia Lirisë e ish- presidentit, Ilir Meta, nuk do të ketë kandidatët të sajët për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm. Kryetari i PL-së, Ilir Meta, deklaroi se forca e tij politike do të mbështesë ata kandidatë, të cilët do të konsiderohen fitues në Partinë Demokratike. 

Ish-presidenti nuk ka ofruar shumë detaje, pasi, siç nënvizoi ai, nuk ka ende një marrëveshje përfundimtare me “Rithemelimin” e PD-së së Berishës. Kushti i PL-së është që për këshillat bashkiake, mbështetja të shkojë për kandidatët e Partisë së Lirisë. 

/rtsh.al/