RTSH 24 Live

Kronika

Zgjedhjet e 25 prillit, Majko: Gjithçka gati për votën e emigrantëve

21/12/2020

Zgjedhjet e 25 prillit, Majko: Gjithçka gati për votën e emigrantëve

Ministri i shtetit për diasporën, Pandeli Majko, ka deklaruar se gjithcka është gati për të bërë të mundur votën e emigrantëve. Gjatë një seance dëgjimore në Nënkomisionin për Diasporën dhe Migracionin Majko tha se në fund do të vendosë KQZ.

Ministri për diasporën sqaroi se nuk do të ketë nevojë për regjistrim adresash por se emigrantët do të regjistrohen drejtpërdrejt në KQZ.

KQZ ka ngritur grupin e punës lidhur me mundësinë e votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë. Grupi i punës që përbëhet nga 6 anëtarë do të përgatisin një material për mundësinë e votimit në emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit.