RTSH 24 Live

Kronika

Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ nuk regjistron 4 parti

22/02/2021

Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ nuk regjistron 4 parti

Ndërsa na ndajnë dhe 2 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, KQZ ka zhvilluar sot një mbledhje për shqyrtimin e kërkesave për regjistrimin e 13 partive.

Nga 13 subjekte që kishin bërë kërkesë, 4 prej tyre nuk janë regjistuar. Bëhet fjalë për partinë Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare; Partinë e Punës së Shqipërisë; Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorve të Shqipërisë; Xhavit Zhuzhi për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar. KQZ më parë ka regjistruar për zgjedhjet e 25 prillit edhe disa parti të tjerae tre kandidatë të pavarur.

Vendimet e mbledhjes së KQZ ditën e sotme:

1.Partia Shqiptare Atdheu – regjistrohet

  1. Partia Pajtimit Kombëtar – regjistrohet
  2. Partia Ligj dhe Drejtësi – regjistrohet
  3. Partia Fryma e Re Demokratike – regjistrohet
  4. Partia Qytetare Shqiptare – regjistrohet
  5. Partia Uniteti Kombëtar – regjistrohet
  6. Partia Aleanca Kuq e Zi – regjistrohet
  7. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve – regjistrohet
  8. Partia Aleanca Popullore – regjistrohet
  9. Kreshnik Merxhani si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër – regjistrohet
  10. Bledar Dika si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Tiranë – regjistrohet
  11. Partia Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare – nuk regjistrohet
  12. Partia së Punës së Shqipërisë – nuk regjistrohet
  13. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorve të Shqipërisë – nuk regjistrohet
  14. Xhavit Zhuzhi për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar – nuk regjistrohet
  15. Organizata Komiteti Shqiptar i Hesinkit, kërkesë për akreditimin e 18 vëzhguesve afatgjatë – miratohet
  16. Caktimi i Zonës së Administrimit Zgjedhor, nr. 38, në bashkinë e Tiranës, si njësinë administrative për zbatimin e projektit pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave – shtyhet