RTSH 24 Live

Kronika

Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ: Nuk ka kompensim financiar për partitë që nuk e kaluan pragun e 1 përqindshit të votave

22/07/2021

Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ: Nuk ka kompensim financiar për partitë që nuk e kaluan pragun e 1 përqindshit të votave

Në Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar vlerën e një vote të vlefshme në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të këtij viti.
Sipas tij, vlera e një vote të vlefshme është 85 lekë të reja. 
Sipas KQZ, nga fondi prej 130 mln lekësh, PS përfiton 48.6% të vlerës së buxhetit, PD merr 39.4%, LSI 6.8% dhe PSD 2.2%.
Për partitë e tjera të përfshira në zgjedhjet e 25 prillit, nuk do të ketë kompensim financiar, pasi në vlerësimin e KQZ ato nuk kanë kaluar pragun e 1% të votave.
Gjithnjë sipas KQZ, rezulton se 106 parti, nga 131 gjithsej nuk e kanë dorëzuar raportin financiar, ndërsa 4 të tjera e kanë dorëzuar jashtë afatit të vendosur.
Për këtë arsye, për këto 4 parti, u vendos gjobë 150 mijë lekë të vjetra, ndërsa për partitë që nuk e kanë dorëzuar këtë raport, u vendos masa 1 milionë lekë të vjetra gjobë.