RTSH 24 Live

Politikë

Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha: Detyrim të vazhdojmë përpjekjen për identifikimin e farsës elektorale

10/06/2023

Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha: Detyrim të vazhdojmë përpjekjen për identifikimin e farsës elektorale

Teksa i konsideron zgjedhjet e 14 majit si “farsë elektorale”, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ata do të vijojnë përpjekjen për identifikimin e parregullsive, të pretenduara prej tyre. Në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, Berisha tha se nuk do të tërhiqet nga Partia Demokratike.

 Sipas tij, PD mund të ringrihet vetëm duke zbatuar statutin e partisë.

Ajo që mund t’u them është se vazhdon përpjekja jonë për identifikimin e farsës elektorale të majit 2023 në çdo segment dhe qelizë të saj.

Në një proces të cilin unë e konsideroj si mbrojtje të votës, dhe në të vërtetë në rast se ne nuk përmbushim këtë detyrim, de facto ne legjitimojmë farsën më të shëmtuar elektorale në historinë e vendit.

Ndaj po punojmë me intensitet çdo ditë për realizimin e këtij objektivi, sikundër do kalojmë në analizë të plotë të të gjithë problematikës që u konstatua gjatë zgjedhjeve nga PD dhe në PD. Problemet madhore në PD u shkaktuan nga shkelmimi i statutit. Unë jam i betuar dhe i vendosur të zbatoj me përpikëri statutin, i cili i jep pushtetin anëtarit të PD”, tha Berisha.

/rtsh.al/