RTSH 24 Live

Aktualitet

Zgjedhjet e 14 majit/ Ambasadori britanik: Kandidatët të jenë larg krimit dhe korrupsionit

08/02/2023

Zgjedhjet e 14 majit/ Ambasadori britanik: Kandidatët të jenë larg krimit dhe korrupsionit

Kandidatë të pastër larg krimit dhe korrupsionit, është ky mesazhi i qartë që diplomacia britanike ka për garën elektorale të 14 majit në vendin tonë. Nga Elbasani, Ambasadori britanik në vendin tonë, Alastair King-Smith u shpreh se nuk duhet të ketë keqpërdorim të burimeve shtetërore dhe se zgjedhjet duhet të zhvillohen në mënyrë të lirshme dhe të ndershme.

Kemi bërë të qartë qëndrimin tonë që kandidatët në zgjedhjet lokale duhet të jenë të pastër përsa i përket përfshirjes në krim e korrupsion. Gjithashtu nuk duhet të ketë keqpërdorim të burimeve shtetërore dhe zgjedhjet të zhvillohen të lira e të ndershme.  Gjithashtu do të kemi takime që kanë në fokus të tyre llogaridhënien dhe dhënien fund pandëshkueshmërisë”, tha King-Smith.

Por teksa kujtojmë se Britania e Madhe e ka shpallur Sali Berishën ‘non grata’, ambasadori Smith, paralajmëron saksione në vijimësi ndaj politikanëve apo bizesmenëve që kanë lidhje me krimin apo korrupsionin.  

E kemi bërë të qartë se do të marrim masa ndaj personave që kanë lidhje me korrupsionin dhe me kriminalitetin dhe aksionet që kemi ndërmarrë në korrik ishin vetëm të parat e atyre që do të marrim në vijim kundër pandëshkueshmërisë. Sanksionet e Korrikut u ndërmorën ndaj një sërë individësh në Shqipëri. Jemi siguruar që të kemi një qëndrim të ekuilibruar ndaj personave politikë, biznesmënë etj. Do të kemi të njëjtën qasje të balancuar edhe në vijim” theksoi ai.

Ambasadori u ndal dhe tek një nga problemet më të mëdha që lidh së fundmi dy vendet, sikundër është emigrimi i paligjshëm, duke theksuar se çdo emigrant i paligjshëm do të kthehet pas.

Është e trishtueshme që trafikantët ua bëjnë të lehtë udhëtimin dhe jetën atje, por nuk është ashtu siç e tregojnë trafikantët. Detyra jonë është të zbatojmë marrëveshjen e përbashkët mes dy vendeve dhe aty Shqipëria cilësohet vend i sigurt dhe qytetarët e saj mund të lëvizin vetëm në mënyrë të ligjshme dhe për çdo emigrim të paligjshëm përgjigja do të jetë kthimi pas”, tha ambasadori britanik në vendin tonë.

/rtsh/